Presidentja Jahjaga mori pjesë në akademinë përkujtimore në 15-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka marrë sot pjesë në akademinë përkujtimore organizuar në 15-vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.
Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin e Italisë, Gorgio Napolitano

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Italisë, Gorgio Napolitano, si dhe popullit të këtij shteti, me rastin e vdekjes së ish-Presidentit italian, Oscar Luigi Scalfaro.
Presidentja Jahjaga priti ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në vendin tonë, zonjën Songul Ozan.
Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadoren e Portugalisë, Vera Maria Fernandes

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Portugalisë në Sofje, jorezidente për Kosovën, Vera Maria Fernandes.
ANULOHET pjesëmarrja e Presidentes Jahjaga në hapjen e Panairit të Grave Ndërmarrëse në Shtërpcë

ANULOHET pjesëmarrja e Presidentes Jahjaga në hapjen e Panairit të Grave Ndërmarrëse në Shtërpcë Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ANULOHET pjesëmarrja e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga në ceremoninë e hapjes së Panairit të Grave Ndërmarrëse në Shtërpcë, të planifikuar për sot. Për kohën e organizimit të kësaj ceremonie, në një datë tjetër, mediat do të njoftohen me kohë.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 25 janar

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 25 janar Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të Grave Ndërmarrëse në Shtërpcë. Dita: E mërkurë, 25 janar Koha: 11:00 Vendi: Shtërpcë, Restoranti “Rok”, përballë “Narcisit”
Jahjaga e gradon në gjenerallejtënant Komandantin e FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka graduar gjeneralmajorin Kadri Kastrati në gradën Gjenerallejtënant.
Republika e Ganës
Fjala e Presidentes Atifete Jahjaga akademinë e organizuar nga LDK në gjashtëvjetorin e vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Në muajin janar shënojmë me dhembje dhe krenari ndarjen nga jeta të njërit nga figurat më emblematike të historisë sonë – Dr. Ibrahim Rugovës, arkitektit të Pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Në këtë janar, kujtojmë veprën e Presidentit Rugova, që për breza të tërë mbetet burim i frymëzimit për liri, pavarësi dhe demokraci.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 21 janar

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 21 janar Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e gjashtëvjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova, fillimisht viziton Familjen Rugova, ndërkaq më pas bënë homazhe te Varri i Presidentit dr. Ibrahim Rugova. Dita: E shtunë, 21 janar 2012 Koha: 10:00 Vendi: Velani ***************************************************** Nën Patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e gjashtëvjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova mbahet Akademi Përkujtimore, me ç’rast Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalën e rastit. Dita: E shtunë, 21 janar 2012 Koha: 11:00 Vendi: Teatri Kombëtar, Prishtinë