Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Portugalisë në Sofje, jorezidente për Kosovën, Vera Maria Fernandes.
Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadoren Vera Maria Fernandes për angazhimin e saj si ambasadore jorezidente e vendit të saj për Republikën e Kosovës dhe i dëshiroi asaj sukses në karrierën e saj në të ardhmen.Ajo vlerësoi ndihmën e vazhdueshme që Republika e Portugalisë ka dhënë për vendin tonë, edhe me pjesëmarrjen në misionet ndërkombëtare në Kosovë, por edhe format e tjera të përkrahjes. Gjithashtu, Presidentja Jahjaga u shpreh në të mirë të zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit mes të dy vendeve.