DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në vendin tonë, zonjën Songul Ozan.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadorja Ozan diskutuan për një varg çështjesh me interes për marrëdhëniet mes të dy vendeve tona.Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat dhe ky bashkëpunim po zgjerohet e po intensifikohet në vazhdimësi.Ajo vlerësoi edhe një herë se Turqia ka qenë në vazhdimësi një nga vendet që e ka përkrahur Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ajo ka kaluar, duke dhënë një kontribut të pakursyeshëm.Ambasadorja Ozan, nga ana e saj, falënderoi Presidenten Jahjaga për pritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe theksoi se Turqia do të vazhdojë edhe më tej të jetë në krah të popullit dhe të shtetit të Kosovës dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të njohë vetëm rritje. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.