presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin e Italisë, Gorgio Napolitano

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Italisë, Gorgio Napolitano, si dhe popullit të këtij shteti, me rastin e vdekjes së ish-Presidentit italian, Oscar Luigi Scalfaro.

Në telegram thuhet:I nderuari President Napolitano,E morëm me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e ish-Presidentit të Republikës së Italisë, z. Oscar Luigi Scalfaro.Vdekja e Presidentit Scalfaro është një humbje e madhe për familjen e tij, për popullin e shtetit mik të Italisë, për institucionet e këtij vendi si dhe për të gjithë popujt miq të shtetit tuaj.Udhëheqja dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do ta mbajnë mend Presidentin Scalfaro për kontributin dhe ndihmën e tij të pakursyeshme për Kosovën, në kohët më të vështira.Në emrin tim dhe në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.Në lutje jemi me Ju.Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.