Presidentja Jahjaga e vizitoi Universitetin “Ludwigs-Maximiliams” të Mynhenit

Presidentja e Republikës së Kosovës Shkëlqesia e Saj, Zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të qëndrimit në Gjermani, vizitoi Universitetin “Ludwigs-Maximiliams” të Mynhenit, ku para mësimdhënësve dhe studentëve të Institutit Shkencor të Indogermanistikës dhe të Albanologjisë mbajti një ligjëratë lidhur me zhvillimet e përgjithshme politike në Republikën e Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule me të cilin diskutoi për perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e dialogut për liberalizimin e vizave, kërkesën e Kosovës për marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe për ndihmën dhe përkrahjen e BE-së për agjendën evropiane të Kosovës.

Presidentja Jahjaga u nis për në Gjermani

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u nis për në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e 48-të për Siguri në Mynih të Gjermanisë.

Presidentja Jahjaga priti z. Miroslav Lajçak

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim drejtorin menaxhues për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme, z. Miroslav Lajçak.

This site is registered on wpml.org as a development site.