presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, zotëri Pieter Feith.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Feith biseduan për zhvillimet aktuale për Kosovën dhe për procesin e përmbylljes së fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Zotëri Feith e njoftoi presidenten Jahjaga për qëndrimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar që ky proces të përmbyllet deri në fund të këtij viti. Presidentja Jahjaga tha se përmbyllja e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është një sukses i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të vendit dhe qytetarëve të Kosovës që vendosën themelet e shtetit sovran dhe të pavarur.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.