Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të Organizatës Ndërkombëtare “Gratë për Gratë” (Women to Women International).
Presidentja Jahjaga dhe përfaqësuesit e Organizatës “Gratë për Gratë” biseduan për pozitën e femrës në shoqëri dhe për rolin e saj në avancimin e të gjitha proceseve. Presidentja Jahjaga tha se ka ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e saj posaçërisht për gratë në biznes dhe për rritjen e rolit të tyre në zhvillimin ekonomik.