presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean François Fitou

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, zotëri Jean François Fitou.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadori Fitou biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në veçanti për procesin e përmbylljes së fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë. Ambasadori Fitou theksoi se Kosova dhe gjithë rajoni, ka perspektivë evropiane dhe theksoi nevojën e thellimit të reformave në vend.Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, tha se faza e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë shënon një sukses të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës si dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Ajo tha se Kosova shtet sovran dhe i pavarur duhet ta ketë të qartësuar rrugën evropiane dhe e vlerësoi  fillimin e dialogut për vizat.  Presidentja Jahjaga tha se marrëdhënia kontraktuale me BE-në do ta ndihmonte Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane  Ajo tha se dialogu i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së duhet të ofrojë zgjidhje evropiane të cilat duhet  të garantohen nga Bashkimi Evropian. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.