presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës së Kosovës takoi Kryetaren e Kuvendit të Bavarisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi në Mynih kryetaren e Kuvendit të Bavarisë, zonjën Barbara Stamm.

Presidentja Jahjaga dhe zonja Stamm biseduan për zhvillimet në Kosovë si dhe për identifikimin e fushave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Landit të Bavarisë.  Presidentja Jahjaga, e cila po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë në Mynih, e falënderoi zonjën Stamm për kontributin e Gjermanisë për lirinë, shtet-ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, për njohjen e pavarësisë, investimet e kapitalit gjerman dhe garantimin e sigurisë në Kosovë me praninë e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it. Presidentja Jahjaga tha se me ndihmën dhe përpjekjen e miqve të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe Gjermania si dhe të vullnetit e punës së popullit të Kosovës, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe përbën një rrëfim suksesi.  Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka arritur progres në zbatimin e Planit Ahtisaari dhe theksoi se si shtet i pavarur dhe sovran, Republika e Kosovës garanton zbatimin dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga dhe zonja Stamm diskutuan edhe për mënyrat e bashkëpunimit në nivelin qendror dhe lokal, përfshirë shkëmbimin e përvojave parlamentare, binjakëzimin e qyteteve dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës mes dy vendeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.