Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit, e cila humbi tre anëtarë, pas zjarrit që shpërtheu në shtëpinë e tyre.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 07 shkurt 2012

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 07 shkurt 2012 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim , z. Samuel Žbogar, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Kosovë dhe njëherit Kryesues i Zyrës Evropiane në Kosovë. P.S. Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje Dita: E martë, 07 shkurtKoha: 10:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C – 101
Presidentja Atifete Jahjaga priti Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, zotëri Samuel Zhbogar, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në vend, çështjen e dialogut me Republikën e Serbisë dhe zhvillimet në tri komunat në veri të Kosovës.
Presidentja Jahjaga u kthye nga Gjermania

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u kthye sot nga Mynihu i Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e 48-të për Siguri.
Presidentja Jahjaga takoi ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Guido Westerwelle

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, zotëri Guido Westerwelle me të cilin diskutuan për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, zhvillimet në tri komunat veriore të Kosovës dhe situatën e përgjithshme politike në vend.
Presidentja Jahjaga, mori pjesë në mëngjesin e organizuar për gratë lidere, pjesëmarrëse në Konferencën e 48-të të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë

Presidentja Jahjaga, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar për gratë pjesëmarrëse, organizuar nga Fondacioni Hanns Seidel Stiftung.
Presidentja Jahjaga takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Davutoglu

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Mynhen të Gjermanisë, ku po merë pjesë në Konferencën e 48 të Sigurisë, u takua me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Mohammed Amr

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit Mohammed Amr Presidentja Jahjaga e informoi bashkëbiseduesin për progresin që e ka arritur Republika e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj.
Presidentja Jahjaga takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e ekonomisë në Landin e Bavarisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e ekonomisë, infrastrukturës, komunikacionit dhe teknologjisë në Bavari, z. Martin Zeil.
Presidentja Jahjaga po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencës së 48-të të Sigurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencën së 48-të të Sigurisë e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë.