presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e ekonomisë në Landin e Bavarisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e ekonomisë, infrastrukturës, komunikacionit dhe teknologjisë në Bavari, z. Martin Zeil.

Munich, 04 Shkurt 2012 Presidentja Jahjaga dhe z.Zeil, diskutuan edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit mes Landit të Bavarisë, ndër pjesët më të përparuara ekonomikisht, dhe Kosovës,  me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka resurse të rëndësishme që janë atraktive për investitorët: potencial të pasur njerëzor, të përgatitur për të qenë konkurrentë në ekonominë globale, dhe normat e tatimeve ndër më të ulëtat në Evropë, parakushte këto të rëndësishme për bizneset e huaja që të hapin degët e tyre në Kosovë. Vendi ynë është përcaktuar për një ekonomi të tregut dhe për ofrimin e shanseve të barabarta për të gjithë investitorët, tha Presidentja Jahjaga.Ndër të tjera Presidentja Jahjaga, gjithashtu e njoftoi z. Zeil, lidhur me situatën politike dhe për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë. Z. Zeil u zotua për identifikimin e fushave të bashkëpunimit, duke përmendur se tashmë 110 kompani bavareze veprojnë në Kosovë.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.