Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencën së 48-të të Sigurisë e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Në punimet e paradites me kumtesat e tyre u paraqitën Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton, Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Leon Panetta si dhe sekretari i NATO-së Anders Fogh Rassmusen. Presidentja Jahjaga, në kuadër të Konferencës do të takoj përfaqësues të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse dhe gjithashtu edhe të Gjermanisë.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN