presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit, e cila humbi tre anëtarë, pas zjarrit që shpërtheu në shtëpinë e tyre.

Në telegram thuhet: E nderuara familje Berisha, Morëm me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e tre anëtarëve të familjes suaj, nga zjarri që shpërtheu në shtëpinë tuaj. Vdekja e më të dashurve tuaj është një humbje shumë e madhe për familjen tuaj. Këtë dhimbje e bashkëndjejnë edhe institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, që janë me ju në këto çaste të rënda dhimbjeje. Unë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj dhe lutem shumë për shëndetin e anëtarëve të lënduar të familjes suaj dhe ju dëshiroj atyre shërim sa më të shpejtë.  Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.