presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Davutoglu

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Mynhen të Gjermanisë, ku po merë pjesë në Konferencën e 48 të Sigurisë, u takua me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Presidentja Jahjaga dhe Ministri Davutoglu, diskutuan për raportet në mes të dy vendeve, zhvillimet më të fundit në Kosovë, për procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, procesin e dialogut teknik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, njohjet e reja të Republikës së Kosovës si dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar në mes të dy vendeve.Gjatë takimit, Presidentja Jahjaga e vlerësoi lartë mbështetjen e Turqisë dhënë Republikës së Kosovës dhe kërkoi nga ministri Davutoglu vazhdimin e mëtejshëm të kësaj përkrahjeje për të siguruar njohje të reja për Kosovën me theks të veçantë te disa vende të Lindjes së Mesme.Ministri Davutoglu ritheksoi përkushtimin e shtetit Turk për të shtuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar me Republikën e Kosovës dhe për të ndihmuar në rritjen e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.