Presidentja Jahjaga, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar për gratë pjesëmarrëse, organizuar nga Fondacioni Hanns Seidel Stiftung.
Në këtë mëngjes, të pranishëm ishin mëse 90 personalitete nga e gjithë bota, ndërkohë që fjalën e rastit në këtë ngjarje e mbajti Sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton.
Presidentja Jahjaga takoi zonjën Clinton dhe gratë tjera pjesëmarrëse në këtë mëngjes pune.
Sekretarja Clinton e ritheksoi përkrahjen amerikane për të ndihmuar Kosovën në agjendën e saj evropiane.