Presidentja e Kosovës priti në takim Kryeministrin Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës zotëri Hashim Thaçi, i cili e informoi për rrjedhën e takimit që u zhvillua në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të dy shteteve fqinje sovrane dhe të pavarura.

Presidentja Jahjaga vizitoi nxënësit e lënduar që po trajtohen në QKUK

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sonte Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe u interesua për shëndetin e nxënësve të shkollave të Pejës, të cilët po trajtohen në këtë Klinikë dhe që kanë marrë lëndime gjatë një koncerti humanitar që u mbajt në Qendrën Sportive “Karagaç” të Pejës.

Kryeministri Thaçi e informoi Presidenten Jahjaga për dialogun në Bruksel

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçin, i cili e informoi për dialogun që po zhvillohet në Bruksel, ndërmjet qeverive të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, me mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Jahjaga priti kryetarin e komunës së Parteshit

Presidentja e republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetarin e komunës së Parteshit, zotëri Nenad Cvetkoviq, me të cilin bisedoi për infrastrukturën në këtë komunë dhe për integrimin e komunitetit serb.

Presidentja Jahjaga dekretoi faljen e disa të dënuarve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në pesëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, nxori një dekret për faljen e dënimit të mbetur 4 personave, që janë duke vuajtur dënimet nëpër qendrat korrektuese në Republikën e Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.