presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti kryetarin e Senatit të Parlamentit të Holandës, Fred De Graaf

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga priti në takim kryetarin e Senatit të Parlamentit të Holandës z. Fred De Graaf.

Presidentja Jahjaga dhe z. De Graaf diskutuan mbi progresin që Kosova ka bërë që prej shpalljes së pavarësisë dhe avancimin e proceseve demokratike në vend.Presidentja Jahjaga theksoi se Holanda ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm për Kosovën dhe për proceset nëpër të cilat po kalon ajo.Presidentja Jahjaga vlerësoi se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe mbetet e përkushtuar të shohë drejt së ardhmes së saj evropiane, në përmbushjen e standardeve për t’ju afruar Bashkimit Evropian dhe në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit.Presidentja Jahjaga bisedoi me z.De Graaf edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet në nivel të kryeministrave, të ndërmjetësuar nga BE, si rruga e vetme për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.Presidentja Jahjaga theksoi që e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përmbushin të gjitha kriteret për të përshpejtuar këtë proces drejt BE-së.Kryetari i Senatit të Parlamentit të Holandës, z. De Graaf, tha se kjo është vizita e tij e parë në Kosovë dhe vlerësoi progresin që Kosova ka bërë në këto pesë vite të pavarësisë për të krijuar një shoqëri multietnike si dhe për të garantuar të drejtat e secilit komunitet në vend.Z. De Graaf vlerësoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’u përballuar me sfidat e konsolidimit të shtetit demokratik duke theksuar rolin e rëndësishëm që parlamenti luan në këtë proces.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.