Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga priti sot në kabinetin e saj një grup fëmijësh nga institucionit parashkollor “Kids Academy”, të shoqëruar nga drejtuesja e këtij institucioni, Zamira Hyseni-Duraku.
Në takim Presidentja Jahjaga u njoftua lidhur me funksionimin e këtij institucioni dhe për angazhimin e fëmijëve, të cilët kaluan disa çaste njohjeje e bashkëbisedimi me Presidenten.








