DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti kryetarin e komunës së Parteshit

Presidentja e republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetarin e komunës së Parteshit, zotëri Nenad Cvetkoviq, me të cilin bisedoi për infrastrukturën në këtë komunë dhe për integrimin e komunitetit serb.

Kryetari i komunës së Parteshit, Cvetkoviq e falënderoi për vizitën që Presidentja Jahjaga ia kishte bërë më herët komunës së Parteshit dhe komunave të Anamoravës, duke theksuar se kjo vizitë ka ndikuar në besimin e qytetarëve në institucione se ata nuk janë vetëm në përpjekjet e tyre për zhvillimin e përgjithshëm, për qëndrim këtu dhe për integrim, si dhe për pjesëmarrje aktive në institucionet e Republikës së Kosovës.Cvetkoviq theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve të Parteshit në zgjedhje ishte e lartë dhe, duke marrë parasysh se popullsia e kësaj komuna është serbe, kjo e ka domethënien e vet të rëndësishme në përcaktimin e tyre për të jetuar këtu dhe për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes. Kryetari Cvetkoviq theksoi disa probleme me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Parteshit, siç është mungesa e infrastrukturës rrugore dhe mosfunksionalizimi i Shtëpisë së Shëndetit dhe shërbimit primar shëndetësor, sepse në tri ambulanca sa janë në fshatrat e kësaj komune punojnë vetëm gjashtë infermiere dhe asnjë mjek. Kryetari i Parteshit  u angazhua duke e shprehur dëshirën e qytetarëve të Parteshit, që Presidentja ta shfrytëzojë autoritetin e saj dhe që këtë vit të gjendet mundësia e nisjes së projektit për ndërtimin e rrugëve dhe të infrastrukturës së nevojshme urbane, të vendoset shërbimi primar shëndetësor dhe mjekët që do të punonin në këtë komunë.Presidentja Jahjaga theksoi e nuk e harron mikpritjen që ia bënë banorët e komunës së Parteshit dhe bashkëbisedimin e lirë  e të sinqertë  që zhvilloi me ta, dhe i premtoi kryetarit të komunës se do të angazhohet për realizimin e kërkesave  të qytetarëve të Parteshit, si kërkesa shumë të drejta që përmirësojnë jetën dhe punën e të gjithë qytetarëve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.