presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Atifete Jahjaga në koncertin e bamirësisë organizuar nën patronatin e Presidentes dhe Komandantit të KFOR-it

Sonte, si një vit më parë, jemi mbledhur në këtë koncert bamirësie, pasi besojmë që nëpërmjet bujarisë tonë, të mund të përmirësojmë jetën e atyre qytetarëve që përballen me sfida, që kanë më pak mundësi se të tjerët, por që janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

I nderuari komandant i forcës paqeruajtëse të KFOR- it, në Kosovë, gjeneral Volker-Halbauer,I nderuar Ambasador i Gjermanisë, Dr. Peter Blomeyer,Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, Të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës, Të nderuar pjesëmarrës, Qytetarë të Republikës së Kosovës,Sonte,si një vit më parë, jemi mbledhur në këtë koncert bamirësie, pasibesojmë që nëpërmjet bujarisë tonë, të mund të përmirësojmë jetën eatyre qytetarëve që përballen me sfida, që kanë më pak mundësi se tëtjerët, por që janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.Jemi mbledhur të vetëdijshëm që mundemi ta ndryshojmë dhe ta përmirësojmë realitetin e tyre.Tëgjithë jemi pjesëtarë të shoqërisë në Kosovë dhe kemi përgjegjësi tëndihmojmë njëri-tjetrin, të kontribuojnë në krijimin e mundësive përjetë dinjitoze për secilin, kemi përgjegjësi të krijojmë një shoqëri tëmundësive të barabarta. Ne e kemi këtë forcë, e kemi këtë mundësi që t’i gjendemi pranë secilit anëtarë të familjes së madhe në Kosovë.Nëkëtë natë të veçantë, në këtë koncert bamirësie, të gjithë kemi veshurpetkun e përkushtimit qytetar dhe po dëshmojmë zëshëm përgjegjësisë qëndjejmë dhe që po marrim ndaj njëri-tjetrit. Përgjegjësi që mbart fuqinëpër të përmirësuar jetë njerëzish.Ju falënderoj dhe ju përgëzoj për misionin tuaj qytetar.Vitine kaluar arritëm që nëpërmjet donacioneve, të ndryshojmë realitetin përnjë pjesë të shoqërisë sonë që po përballet me sfidën e shekullittonë_kancerin. Ofruam mundësinë për qasje në shërbime mjekësore dhe nëtrajtime të nevojshme – pra arritëm të ndihmojmë që të ndryshojmë jetë.Kjona dha vullnetin që të vazhdojmë përkushtimin tonë për t’u solidarizuarme njëri-tjetrin, për ta kthyer këtë ngjarje në një traditë tëpërvjetshme, ku mblidhemi të gjithë, përfaqësues të secilës shtresë tëshoqërisë tonë, njëzëri për ata që kanë nevojë për ne. Besojfuqishëm që dhe këtë vit me donacionet tuaja do të arrijmë të vazhdojmëtë ndihmojmë gratë që përballen me sëmundjen e kancerit, duke ju ofruarshërbimet e nevojshme dhe t’ju ofrojmë, të ardhmes sonë, fëmijëve tanë,të gjitha mundësitë e munguara për të mos lejuar në asnjë mënyrë që atatë largohen nga shkollat.Jetojmë të gjithë në këtë shoqëri, ndajmë fatet e njëri-tjetrit, prandaj dhe jemi përgjegjës ndaj njëri-tjetrit. Ju falënderoj të gjithëve për kontributin tuaj dhe përgjegjësinë qytetare që po tregoni.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.