presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Kosovës priti në takim Kryeministrin Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës zotëri Hashim Thaçi, i cili e informoi për rrjedhën e takimit që u zhvillua në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të dy shteteve fqinje sovrane dhe të pavarura.

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës zotëri Hashim Thaçi, i cili e informoi për rrjedhën e takimit  që u zhvillua në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë,  të dy  shteteve fqinje sovrane dhe të pavarura.Kryeministri theksoi  se dialogu që po udhëhiqet nga Bashkimi Evropian dhe që ka mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë rezultate praktike në arritjen e një varg marrëveshjeve që lehtësojnë jetën dhe punën e qytetarëve të dyja vendeve dhe që kontribuojnë në paqen dhe në stabilitetin në rajon dhe më gjerë.Kryeministri Thaçi  tha se po bisedohet për shpërbërjen e të gjitha strukturave paralele dhe ilegale që deri tash ishin të financuara dhe të organizuar nga shteti i Serbisë në disa komuna të Republikës së Kosovës, dhe se  kjo i kontribuon shtrirjes së ingerencave të pushtetit të rendit dhe të sundimit të  ligjit dhe të zbatimit të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe i krijon kushtet që në katër komunat e veriut të vendit të organizohen zgjedhjet për asambletë dhe për kryetarët e komunave dhe qytetarët nëpërmjet këtij procesi të lirë dhe të drejtë do kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit legal dhe legjitim të pushtetit.Kryeministri Thaçi tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe  do të krijohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës si një e drejtë kushtetuese dhe ligjore si dhe një obligim që del nga Pakoja e Marti Ahtisarit dhe që është në funksion të koordinimit dhe të bashkëpunimit më të mirë ndërmjet komunave për të realizuar interesat e përbashkëta në funksion të shërbimit më të mirë për të gjithë qytetarët. Ai tha se në takimin e ardhshëm në Bruksel më 20 Mars, palët do të merren vesh për afatet konkrete të zbatimit të këtyre marrëveshjeve.Presidentja Jahjaga i dha mbështetje të plotë të gjithë procesit të dialogut si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve dhe që kontribuon paqes e stabilitetit mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet njerëzve ,popujve dhe vendeve. Presidentja theksoi se të gjitha zgjidhjet do të jenë në pajtim të plotë ndërmjet palëve dhe se janë zgjidhje kushtetuese dhe ligjore dhe sipas shembullit dhe praktikave më të mira evropiane. Nga ky proces të gjitha palët janë të fituara dhe zgjidhjet do të jenë të qëndrueshme e afatgjata që ndihmojnë në rrugën tonë drejtë integrimeve euroatlantike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.