Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 14 mars 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 14 mars 2013Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, takohen me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Dita: E enjte, 14 marsKoha: 09:15Vendi: Salla S 3, Aneksi i Kuvendit të KosovësShënim: Mediat mund të marrin vetëm pamje. Përfaqësuesit e mediave duhet të jenë para sallës ku mbahet takimi më së voni në orën 09:00.

Takimi i Grupit Punues të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit

Ashtu siç u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, të udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga, sot u mbajt mbledhja e parë e Grupit punues që mblodhi përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Prokuroria e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe shoqëria civile dhe u kryesua nga Zyra e Presidentes së Kosovës. Në këtë mbledhje u shqyrtua implementimi dhe konkretizimi i punës nëpërmjet bartësve dhe afateve.

This site is registered on wpml.org as a development site.