presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi veteranen e arsimit në Kosovë, zonjën Nadire Dida

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, vizitoi në shtëpinë e saj veteranen e arsimit në Kosovë, zonjën Nadire Dida.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas presidentja Jahjaga vlerësoi lart punën dhe angazhimin e madh të mësueseve të para në Kosovë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në emancipimin e femrës në Kosovë, përmes arsimimit dhe edukimit. Presidentja Jahjaga tha se mësueset e para, në mesin e të cilave edhe veteranja e arsimit në Kosovë, zonja Nadire Dida, të cilat gjatë dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk kursyen mundin për të arsimuar gjeneratat e tëra në Kosovë, dhe posaçërisht për të zhvilluar dhe avancuar pozitën e femrës në shoqërinë tonë. Zonja Nadire Dida, veterane e arsimit, e falënderoi presidenten Jahjaga për vizitën dhe për kujdesin e shprehur dhe e përgëzoi për punën e saj në përfaqësimin e shtetit të Kosovës.   Gjatë ditës së sotme Presidentja Jahjaga priti në Zyrën e saj edhe Nexhmije Pagarushën, artisten e njohur në Kosovë.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.