presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e Ditës së Mësuesit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit e vendit.

Në urim thuhet: Dita e Mësuesit shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë e gjatë e të vështirë të arsimit shqip. Në këtë ditë të rëndësishme, janë mësimdhënësit dhe gjithë punonjësit e tjerë të arsimit ata që meritojnë respektin dhe nderimin e madh për punën e palodhshme që bëjnë për edukimin e brezave. Më 7 Mars kujtojmë breza të tërë të mësimdhënësve, të cilët, edhe në kohët më rënda të historisë sonë, nuk u ndalën asnjëherë në punën e tyre madhore për edukimin e arsimimin e brezave të rinj. Sot mësimdhënësit janë gjithashtu në krye të punës së tyre shumë të rëndësishme e fisnike, duke qenë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shtetit tonë të ri. Ndaj edhe u takon respekti dhe falënderimi ynë i përhershëm. Gëzuar Ditën e Mësuesit! Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.