Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, kam nderin e veçantë t’Ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj në Fronin e Shën Pjetrit.
Në urim thuhet:
Shenjtëria Juaj,
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, kam nderin e veçantë t’Ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj në Fronin e Shën Pjetrit.
I nderuari Ati i Shenjtë, Françesku i Parë, ju përgëzoj në misionin Tuaj të shenjtë në promovimin e besimit në njeriun, të paqes shpirtërore dhe barazisë ndërmjet njerëzve, në promovimin e solidaritetit dhe mirëkuptimit në mbarë botën.
Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë me Ju!
Ju lutem, Shenjtëria Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta dhe të luteni për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN