presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Urimi i Presidentes Atifete Jahjaga për Papën Françesku i Parë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka uruar Atin e Shenjtë, Françesku i Parë, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Në urim thuhet:Shenjtëria Juaj,Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, kam nderin e veçantë t’Ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj në Fronin e Shën Pjetrit.I nderuari Ati i Shenjtë, Françesku i Parë, ju përgëzoj në misionin Tuaj të shenjtë në promovimin e besimit në njeriun, të paqes shpirtërore dhe barazisë ndërmjet njerëzve, në promovimin e solidaritetit dhe mirëkuptimit në mbarë botën. Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë me Ju!Ju lutem, Shenjtëria Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta dhe të luteni për Kosovën dhe qytetarët e saj. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.