presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga zhvilloi takime konsultative me përfaqësuesit e partive politike parlamentare

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, zhvilloi sot takime konsultative me përfaqësuesit e disa partive politike parlamentare.

Presidentja Jahjaga me përfaqësuesit e disa partive politike parlamentare bisedoi rreth zgjedhjeve lokale dhe afateve të përcaktuara ligjore për mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e partive politike parlamentare paraqitën qëndrimet për zgjedhjet komunale dhe theksuan domosdoshmërinë e përmbajtjes së afateve ligjore për mbajtjen e tyre.

Presidentja Jahjaga në konsultën e parë takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurtin, sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, zotëri Ismet Beqirin, sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, zotëri Basri Musmuratin, nënkryetarin e AKR-së, zotëri Ibrahim Makollin, kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinajn, nënkryetarin e Partisë së Drejtësisë, zotëri Jeton Svirca, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, zotëri Mahir Jagxhillar dhe kryetarin e Partisë Liberale Serbe, zotëri Sllobodan Petroviq.

Konsultat e sotme shënojnë raundin e parë të një varg takimesh që Presidentja Jahjaga do të zhvillojë, përfshirë edhe me subjektet e tjera politike në Kosovë, për çështjen e zgjedhjeve komunale.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.