Sonte, si një vit më parë, jemi mbledhur në këtë koncert bamirësie, pasi besojmë që nëpërmjet bujarisë tonë, të mund të përmirësojmë jetën e atyre qytetarëve që përballen me sfida, që kanë më pak mundësi se të tjerët, por që janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.
I nderuari komandant i forcës paqeruajtëse të KFOR- it, në Kosovë, gjeneral Volker-Halbauer,I nderuar Ambasador i Gjermanisë, Dr. Peter Blomeyer,Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, Të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës, Të nderuar pjesëmarrës, Qytetarë të Republikës së Kosovës,Sonte, si një vit më parë, jemi mbledhur në këtë koncert bamirësie, pasi besojmë që nëpërmjet bujarisë tonë, të mund të përmirësojmë jetën e atyre qytetarëve që përballen me sfida, që kanë më pak mundësi se të tjerët, por që janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.Jemi mbledhur të vetëdijshëm që mundemi ta ndryshojmë dhe ta përmirësojmë realitetin e tyre.Të gjithë jemi pjesëtarë të shoqërisë në Kosovë dhe kemi përgjegjësi të ndihmojmë njëri-tjetrin, të kontribuojnë në krijimin e mundësive për jetë dinjitoze për secilin, kemi përgjegjësi të krijojmë një shoqëri të mundësive të barabarta. Ne e kemi këtë forcë, e kemi këtë mundësi që t’i gjendemi pranë secilit anëtarë të familjes së madhe në Kosovë.Në këtë natë të veçantë, në këtë koncert bamirësie, të gjithë kemi veshur petkun e përkushtimit qytetar dhe po dëshmojmë zëshëm përgjegjësisë që ndjejmë dhe që po marrim ndaj njëri-tjetrit. Përgjegjësi që mbart fuqinë për të përmirësuar jetë njerëzish.Ju falënderoj dhe ju përgëzoj për misionin tuaj qytetar.Vitin e kaluar arritëm që nëpërmjet donacioneve, të ndryshojmë realitetin për një pjesë të shoqërisë sonë që po përballet me sfidën e shekullit tonë_kancerin. Ofruam mundësinë për qasje në shërbime mjekësore dhe në trajtime të nevojshme – pra arritëm të ndihmojmë që të ndryshojmë jetë.Kjo na dha vullnetin që të vazhdojmë përkushtimin tonë për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin, për ta kthyer këtë ngjarje në një traditë të përvjetshme, ku mblidhemi të gjithë, përfaqësues të secilës shtresë të shoqërisë tonë, njëzëri për ata që kanë nevojë për ne. Besoj fuqishëm që dhe këtë vit me donacionet tuaja do të arrijmë të vazhdojmë të ndihmojmë gratë që përballen me sëmundjen e kancerit, duke ju ofruar shërbimet e nevojshme dhe t’ju ofrojmë, të ardhmes sonë, fëmijëve tanë, të gjitha mundësitë e munguara për të mos lejuar në asnjë mënyrë që ata të largohen nga shkollat.Jetojmë të gjithë në këtë shoqëri, ndajmë fatet e njëri-tjetrit, prandaj dhe jemi përgjegjës ndaj njëri-tjetrit. Ju falënderoj të gjithëve për kontributin tuaj dhe përgjegjësinë qytetare që po tregoni.