Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 13 korrik 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 13 korrik 2014 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland. Dita: E diel, 13 korrik Koha: 09:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Presidentja Jahjaga priti ndihmëssekretaren e shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Azi, ambasadoren Victoria Nuland

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga priti sot në takim ndihmëssekretaren e shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Azi, ambasadoren Victoria Nuland, me të cilën diskutoi për përparimet e Kosovës dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës rreth incidentit të sotëm në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar në Prishtinë si akt të papranueshëm.
Presidentja Atifete Jahjaga merr vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, ka marrë vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim përshëndetës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, zotëri Peter Blomeyer, në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.
Presidentja Atifete Jahjaga priti drejtorin politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim drejtorin politik për çështjet e Evropës dhe ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, zotëri Jan Kickert, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend.
Deklaratë e Zyrës së Presidentes

Presidentja e Republikës se Kosovës ka pranuar sot certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend. Presidentja Jahjaga e vlerëson punën profesionale të KQZ-së dhe përkushtimin institucional për përmbylljen me sukses të një procesi përgjithësisht të drejtë, demokratik, të ndershëm dhe gjithëpërfshirës.
Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Atifete Jahjaga uroi Presidentin Barak Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një urim Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barak Obama me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Deklaratë e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pranuar sot interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të kërkesës së saj për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.