DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke përshëndetur Ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe të pranishmit, zyrtarë të lartë ndërkombëtarë e vendorë, Presidentja Jahjaga tha: E dashura ambasadore Jacobsson,  Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të vendit dhe në emrin tim personal, ju uroj juve dhe popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë. Dëshiroj që të gjithë së bashku të ngremë një dolli për t’ju uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ditën e Pavarësisë, dhe për të shënuar dhe për të festuar miqësinë dhe partneritetin e përjetshëm në mes të popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. Të bashkuar në qëllimin tonë të përbashkët, për liri, barazi dhe demokraci. E dashura Ambasadore, ju falënderoj nga zemra dhe ju falënderojmë përjetësisht për ndihmën tuaj, që ne sot të jetojmë në paqe. E kjo ka një domethënie të veçantë për popullin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.  Ju falënderoj për besimin e vazhdueshëm në vizionin tonë që të ndërtojmë një shtet dhe të ndërtojmë një demokraci dhe një vizion tonin të mëtutjeshëm që dita-ditës ne po ia japim formën dhe po e fuqizojmë gjithnjë e më shumë. Gëzuar ambasadore!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.