presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Zyrës së Presidentes

Presidentja e Republikës se Kosovës ka pranuar sot certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend. Presidentja Jahjaga e vlerëson punën profesionale të KQZ-së dhe përkushtimin institucional për përmbylljen me sukses të një procesi përgjithësisht të drejtë, demokratik, të ndershëm dhe gjithëpërfshirës.

Me certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve është hapur rruga për ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe presidentja Jahjaga, duke respektuar afatet ligjore dhe bazuar në kushtetutën e vendit në ditët në vijim do të marrë vendimin për caktimin e një date për mbajtjen e mbledhjes konstitutive të Kuvendit të ri të Kosovës. Presidentja Jahjaga thekson domosdoshmërinë e përmbylljes me sukses të procesit të rëndësishëm për Kosovën dhe vazhdimin e përmbushjes së aspiratës së popullit të Kosovës në ndërtimin e një shteti të së drejtës, demokratik e gjithëpërfshirës që do të hap rrugën e integrimeve evropiane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.