Presidentja Atifete Jahjaga shtroi iftar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shtroi sonte iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu Naim Tërnava. Në iftar ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, zotëri Samuel Zbogar.

Presidentja Atifete Jahjaga priti admiralin Bruce W. Clingan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Bruce W. Clingan, i shoqëruar nga pasardhësi i tij në detyrë, admirali Mark E. Ferguson si dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina.

Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit 100 të Liderëve të Biznesit të Evropës Juglindore

Presidentja Jahjaga mori pjesë sonte në hapjen zyrtare të Samitit 100 të Liderëve të Biznesit të Evropës Juglindore që po mbahet në Cavtat të Dubrovnikut, njëkohësisht me Samitin Bërdo – Brioni. Presidentja Jahjaga dhe presidentët e tjerë të vendeve të rajonit përpara një numri të madh të bizneseve prezantuan aspektet e zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit, mundësitë dhe klimën për investime të huaja në rajonin e Evropës Juglindore.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 13 korrik 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 13 korrik 2014 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland. Dita: E diel, 13 korrik Koha: 09:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

This site is registered on wpml.org as a development site.