Presidentja Jahjaga zhvilloi takim të përbashkët me kryeministrin Thaçi dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me kryeministrin, zotëri Hashim Thaçi, ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Bajram Rexhepi, dhe me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, drejtorin e AKI-së, zotëri Bashkim Smakaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, kryeprokurorin e shtetit në largim, zotëri Ismet Kabashi dhe u.d të kryeprokurorit të shtetit, zotëri Sylë Hoxha, si dhe kryesuesin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës, zotëri Enver Peci, për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit.
Presidentja Atifete Jahjaga takoi krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka takuar krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës për të diskutuar kërcënimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi në vend dhe masat e ndërmarra nga këto institucione për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri të papranueshme.
Presidentja Jahjaga priti shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, zotëri Pascal Gregorie.
Presidentja Jahjaga priti futbollistin Shkodran Mustafi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot futbollistin shqiptar Shkodran Mustafi, i cili u shpall kampion bote me përfaqësuesen e Gjermanisë në futboll, në kampionatin botëror të mbajtur në Brazil. Presidentja Jahjaga e përgëzoi z.Mustafi për të arriturat e tij dhe i uroi suksese në të ardhmen.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 28 korrik 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 28 korrik 2014Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.Dita: E hënë, 28 korrik Koha: 10:00Vendi: Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë
Presidentja Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqës të tjerë të kësaj bashkësie, të cilët i uroi për festën e Fitër Bajramit.
Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e Ditës së Bajramit të Madh

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e Ditës së Bajramit të Madh, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët mysliman.
Deklaratë e Zyrës së Presidentes

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se Presidentja Jahjaga në asnjë moment nuk ka qëndruar indiferente ndaj zhvillimeve që po ndodhin në skenën politike dhe në asnjë mënyrë nuk i ka anashkaluar ato. Në një situatë të polarizimeve të skajshme politike, duke bërë thirrje për qetësi dhe për pjekuri politike të secilës palë, në respektim të votës së qytetarëve të vendit, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, kërkon zbatim të normave demokratike dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët si dhe respektim të autonomisë së institucioneve të shtetit.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, zonjën Angelika Viets, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Ambasadës së Italisë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Italisë në Kosovë.