DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, zonjën Angelika Viets, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart mbështetjen e Gjermanisë për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes posaçërisht të rrugës së integrimeve evropiane për vendin. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë përparime të mëdha dhe se përafrimi i saj me BE-në, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të krijonte stabilitet dhe paqe dhe, gjithashtu, do të ndihmonte në thellimin e reformave në shoqëri.Ambasadorja e Republikës së Gjermanisë në Republikën e Kosovës, zonja Angelika Viets, e falënderoi Presidenten Jahjaga për mikpritjen dhe theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet dhe shoqërinë e Kosovës. Ajo tha se vendi i saj do të përkrahë Kosovën në proceset demokratike dhe në veçanti në procesin e integrimeve euro-atlantike, që do të ndihmojë vendin në përmbushjen e standardeve të përcaktuara.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.