Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 14 gusht 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 14 gusht 2014 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga do të vizitojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së KosovësDita: E enjte, 14 gushtKoha: 11:00 – Takim me drejtorin Shpend Maxhuni Vendi: Prishtinë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së KosovësNë përfundim të vizitës së Presidentes në Policinë e Kosovës do të ketë vetëm deklaratë për media.
Presidentja Jahjaga priti ekipin e aktorëve dhe të producentëve të filmit Tri dritare dhe një varje

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ekipin e aktorëve dhe të producentëve të filmit “Tri dritare dhe një varje“ të udhëhequr nga regjisori Isa Qosja.
Presidentja Jahjaga ka pritur një delegacion të grave në biznes

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim një delegacion të grave në biznes, fermere dhe aktiviste për të drejtat e e gruas.
Presidentja Jahjaga vizitoi komunën e Graçanicës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, zonja Tracey Ann Jacobson, vizitoi komunën e Graçanicës ku fillimisht u takua me kryetarin e komunës, zotëri Branimir Stojanovic.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 12 gusht 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 12 gusht 2014 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga do të vizitojë komunën e Graçanicës. Dita: E marte, 12 gusht Koha: 11:10 – Takim me Kryetarin e komunës Vendi: Komuna e Graçanicës Më pas në kuadër të kësaj vizite, presidentja Jahjaga do të vizitojë Qendrën Diagnostike në Graçanicë, Manastirin e Graçanicës, kompleksin e sporteve si dhe punimet e filluara në ndërtimin e spitalit në fshatin Badovc. Presidentja Jahjaga në fund të vizitës do të jap edhe një deklaratë për media.
Presidentja Jahjaga takon ambasadorët e shteteve të Quint-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, zotëri Ian Cliff, ambasadoren e Republikës së Francës, zonjën Maryse Daviet, zëvendësambasadorin e Republikës së Gjermanisë, zotëri Matthias Kiesler dhe zëvendësshefin e Misionit në Ambasadën e Republikës së Italisë, zotëri Salvatore Marino, të cilët i njoftoi për aktivitetet e institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.
Presidentja Jahjaga përshëndet aksionin e policisë ndaj ekstremizmit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mirëpret dhe vlerëson lart aksionin e ndërmarrë sot nga mekanizmat e sigurisë dhe të drejtësisë së Republikës së Kosovës ndaj të dyshuarve për terrorizëm, për pjesëmarrje në luftën në Siri dhe Irak përkrah organizatave terroriste, si dhe ndërprerjen e veprimtarisë në lokacione të dyshimta që ndërlidhen me nxitjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe të urrejtjes.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxhën, të cilin fillimisht e përgëzoi për detyrën e besuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe të punës në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror.
Presidentja Jahjaga priti organizatorët e Bridge Film Festivalit

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti në takim organizatorët e Bridge Film Festivalit, i cili mbahet për herë të parë në qytetin e Mitrovicës.
Presidentja Jahjaga u nënshkrua në librin e zisë me rastin e vdekjes së Kryetares së Parlamentit Kombëtar të Austrisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u nënshkrua në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Republikës së Austrisë në Prishtinë, me rastin e vdekjes së Kryetares së Parlamentit Kombëtar të Austrisë, Barbara Prammer.