Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim një delegacion të grave në biznes, fermere dhe aktiviste për të drejtat e e gruas.
Në takim ishin të pranishme Xhevrie Doroci nga “ Pemtaria Doroci”, Lirije Haziri nga Shoqata “ Vullneti i Grave” Vushtrri, Selvete Fetahu Shoqata ”Shpresa e Llapit” Podujevë, Sakibe Doli, Qendra për Mbrojtjen e Grave në Gjakovë, Nazife Jonuzi, Qendra për Mbrojtjen e Grave“ Liria” Gjilan dhe Tahire Haradinaj, blegtore nga Vushtrria.
Presidentja Jahjaga i ka përgëzuar gratë për punën e tyre të palodhshme dhe ka shprehur mbështetjen institucionale për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat udhëhiqen nga gratë. Ajo theksoi se prioritet i punës është fuqizimi ekonomik i gruas dhe tha se investimi në gruan është investim në familje dhe në të ardhmen e vendit.
Gratë nga biznesi, gratë fermere dhe aktiviste për të drejtat e grave, e falënderuan Presidenten Jahjaga për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar për respektimin e barazisë gjinore dhe për fuqizimin ekonomik të gruas në Kosovë. Ato e njoftuan Presidenten edhe me punën e angazhimin e tyre si dhe me sfidat me të cilat përballen.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR