DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti organizatorët e Bridge Film Festivalit

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti në takim organizatorët e Bridge Film Festivalit, i cili mbahet për herë të parë në qytetin e Mitrovicës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi idenë e organizatoreve të Bridge Film Festival për organizimin e një festivali që synon ndryshimin e imazhit të  qytetit të Mitrovicës dhe njëkohësisht edhe të  urës në  këtë qytet. Ajo tha se përfshirja në këtë projekt e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, reflekton bazën mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës ku të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve janë të garantuara me Kushtetutë. Presidentja Jahjaga tha se nisma të tilla që kanë për qëllim ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis komuniteteve në  Kosovë  kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe të ardhmes prosperuese të të gjithë shoqërisë. Drejtoresha Ekzekutive e Bridge Film Festivalit, znj. Ferizi falenderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e saj të pakursyer për të promovuar dhe avancuar rolin e grave në çdo fushë të shoqërisë. Ajo tha se festivali mbledh rreth vetes vajza të komuniteteve të ndryshme të qytetit të Mitrovicës duke dëshmuar shembullin e bashkëpunimit dhe përpjekjes së përbashkët që nëpërmjet artit të ndërtohet një  harmoni në qytetin e Mitrovicës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.