Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u nënshkrua në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Republikës së Austrisë në Prishtinë, me rastin e vdekjes së Kryetares së Parlamentit Kombëtar të Austrisë, Barbara Prammer.
Në librin e zisë, presidentja Jahjaga shprehu konsideratën për figurën e Kryetares Prammer dhe vlerësoi lartë kontributin e saj për popullin e Austrisë.