Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Republikës Çeke, ambasadorin Jiri Dolezel.
Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Dolezel për angazhimin dhe punën e tij në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat. Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e Republikës Çeke për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës.I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Çeke, ambasadori Jiri Dolezel e vlerësoi mikpritjen në Kosovë dhe veçanërisht bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës. Ai tha se Republika Çeke do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përkrahë të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.