DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës rreth incidentit të sotëm në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar në Prishtinë si akt të papranueshëm.

Presidentja Jahjaga thekson se përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike.Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.