DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga merr vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, ka marrë vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014.

Presidentja Jahjaga vlerëson se procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, që i ka hapur rrugën edhe konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës. Të gjitha veprimet e Presidentes së Republikës së Kosovës do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi dhe pas konstituimit të Kuvendit, Presidentja Jahjaga do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.