DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim përshëndetës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, zotëri Peter Blomeyer, në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Blomeyer për punën e tij dhe bashkëpunimin me institucionet dhe me qytetarët e Kosovës dhe theksoi si shumë të rëndësishme mbështetjen që Gjermania vazhdon t’i japë Kosovës në të gjitha proceset demokratike të saj.Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, zotëri Peter Blomeyer e vlerësoi mikpritjen në Kosovë dhe posaçërisht bashkëpunimin me të gjitha institucionet dhe me shoqërinë e Kosovës. Ai tha se Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme dhe se duhet të vazhdojë përparimin në agjendën e saj evropiane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.