Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pranuar sot interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të kërkesës së saj për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga pret në ditët në vijim përfundimin e plotë të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në vend, përmes certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Presidentja Jahjaga do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës duke respektuar dhe zbatuar në plotëni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.