Presidentja Osmani ngushëllon familjen Rugova për vdekjen e ish-kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova.
Presidentja: Isha në Krushë për ta shënuar Ditën e Gruas me gratë simbol të qëndresës, rezistencës e triumfit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Kooperativën Bujqësore, në Krushë, e cila udhëhiqet nga Fahrije Hoti dhe gratë e Krushës.
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion të Drejtorisë së Çështjeve Fetare e Turqisë dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion të Drejtorisë së Çështjeve Fetare e Turqisë (Dijanet), të kryesuar nga kryetari Ali Erbas dhe kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Fjala e Presidentes Osmani në ditën Ndërkombëtare të Gruas, me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”

Shumë të dashura gra dhe vajza, I nderuar Kryeministër Kurti, Të nderuara shkëlqesi ambasadore dhe ambasadorë, E nderuara ish-presidente Jahjaga, Të dashura deputete, Zëvendëskryeministre Gërvalla, zëvendëskryeministre Redzepi, Ministre që jeni sot prezent, dhe të gjithë ju pjesëmarrës të nderuar Zonja Gusia faleminderit shumë për organizimin dhe për ftesën, Do doja shumë të filloj këtë fjalë rasti me një dolli dhe duke u thënë gëzuar 8 marsin. Por, në fakt, po e filloj me disa urime të përzemërta për vitin që do të vijë dhe me një ftesë kolektive për të vepruar: Uroj që në 365 ditët në vijim, fjalët grua dhe vajzë të vazhdojnë të jenë sinonim të triumfit, suksesit, ngadhënjimit e inspirimit – ashtu siç ishin shumë vajza dhe gra në vitin që po e lëmë pas. Uroj që përgjatë vitit në vijim, fuqizimi ekonomik i vajzave dhe grave të shërbejë si bosht rreth të cilit konceptohet e ideohet programi dhe politikat e zhvillimit ekonomik. Uroj që në ditë dhe muajt në vijim, vajzat dhe gratë tona do të gëzojnë respektin e merituar, trajtimin dinjitoz, e mbështetje të pakursyer. Uroj që në vitin që pason, vajzat e gratë tona të ndihen të sigurta në shtëpi, në rrugë, në lagje e në çdo hapësirë publike. Uroj për qasje të barabartë për vajzat e gratë në arsim, në drejtësi, në ekonomi, në politikbërje, në procese kyçe vendimmarrëse, në trashëgimi e në çdo sferë tjetër të jetës. Uroj përfundimisht për barazi në mes të ‘atij’ dhe ‘asaj’. Sa më shumë që jetësohet ky synim, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne si dhe për vendin dhe shoqërinë tonë. Të dashur pjesëmarrës, Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas këtë vit, jo vetëm në Kosovë por anë e mbanë botës, përkon me një kohë kur ne po ballafaqohemi me sfida të mëdha, duke përfshirë rritjen e rasteve të dhunës në familje, rasteve evidente të diskriminimit mbi bazë gjinore, pabarazisë shoqërore, dhunës e etiketimeve në platforma elektronike e rrjete sociale si dhe të papunësisë së lartë në mesin e grave dhe vajzave. Këto probleme nuk e kanë gjenezën në ditët e muajt që po i lëmë pas. Përkundrazi, janë një reflektim i qartë i pabarazive të trashëguara brez pas brezi. Por, është e qartë tashmë se barazia gjinore dhe të drejtat e grave janë themelore dhe janë parakusht për adresimin e të gjitha sfidave që i përmenda. Ne mund të arrijmë prosperitet, siguri dhe stabilitet vetëm atëherë kur do të promovojmë, mbrojmë e garantojmë të drejtat e grave dhe të vajzave. Për dekada gratë kanë thirrur për barazi. Për dekada gratë përsërisin se “Ka ardhur koha” – koha për barazi, për mundësi, për përfaqësim; koha për t’i dhënë fund dhunës, koha për qasje në drejtësi, për mundësi të barabarta në trashëgimi. Prandaj, duhet të bashkohemi që të gjithë – gra e vajza, burra e djem, të rinj e të moshuar që t’i japim frymë barazisë gjinore në shtëpi, në rrugë, në vende pune, në institucione, në komunitet e kudo tjetër. E dimë të gjithë se ligjet në parim tingëllojnë mirë e kanë përmbajtje deri diku të kënaqshme. Por nga fjalët tek veprat, hendeku vazhdon të jetë i thellë. Dhe kjo është sfida jonë e përbashkët, qoftë e institucioneve ashtu edhe e shoqërisë në përgjithësi. Ky mbetet përkushtimi ynë prioritar dhe angazhimi ynë i përditshëm. Ky ishte motivi pse një prej 3 komponentëve të rëndësishme në kuadër të zotimeve për Samitin për Demokraci në SHBA ia dedikuam pikërisht barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave dhe vajzave. Jam shumë e lumtur që po punojmë për së afërmi së bashku me shumë prej jush në mënyrë që t’i plotësojmë këto përkushtime. Na duhet mobilizim e vendosmëri, sepse brumin e kemi të gatshëm tashmë. Rikujtoj se vitin e kaluar, Kosova me më pak se dy milionë banorë ktheu në shtëpi dy medalje të arta nga Lojërat Olimpike, nga dy vajza tona të arta. Emri i Kosovës u ngrit e triumfoi lartë anë e mbanë botës, nga sporti te kinematografia, nga muzika e deri te arti dhe shkenca. Vajzat e gratë dëshmuan se ia dalin shkëlqyeshëm dhe ia zbardhin fytyrën shtetit tonë. Por, të nderuar pjesëmarrës, po kaq sa janë shtuar sukseset, po kaq vazhdojnë të frymojnë me njëfarë kokëfortësie edhe paragjykimet dhe stereotipet karshi vajzave dhe grave. Vajzat dhe gratë lehtësisht kategorizohen e etiketohen, përpara se të dëgjohen e të vlerësohen. Vajzat dhe gratë sulmohen, përpara se të respektohen e trajtohen me dinjitet. Vajzat e gratë refuzohen, përpara se t’u hapen dyert, sepse ka gjithnjë një arsyetim, gjithnjë një pengesë, gjithnjë një dyshim. Për mua e koleget e mia këtu që janë në politikë, gjithnjë ajo çka veshim është më me rëndësi se ajo çka ne punojmë. Përderisa gratë shihen vetëm nën prizmin biologjik e tentohet vazhdimisht t’i zhveshin nga kontributi social, nga personaliteti, nga identiteti profesional – problemet dhe sfidat do të jenë të vazhdueshme e serioze. Shpeshherë tentoj të mos i shpërfaq në plotëni barrierat e shumta me të cilat jam ballafaquar përgjatë rrugëtimit profesional e politik, këtë besoj e bëjnë shumica prej juve grave. Sepse, në një mënyrë të tillë, sikurse shpresojmë se do të parandalojmë dekurajimin e shumë vajzave për të ecur hapave të njëjtë. Por, fundja, kjo ka pak rëndësi, sepse rrugëtimet e sfidat janë individuale. Ajo që ka rëndësi është se ne jemi këtu për secilën grua dhe vajzë dhe se përkundër çdo pengese eventuale, do ta keni përherë një krah për t’u mbështetur dhe përherë një dorë të zgjatur. Por, do të hasni edhe në shumë fjalë e paragjykime; do të ballafaqoheni me shumë etiketime nga të cilat shumicën e rasteve do të kursehen kolegët tuaj burra, do të tentojnë t’ua ulin moralin e t’ju bëjnë të ndiheni të pavlerë, por secilën herë ju lus të kujtoni gjyshet tuaja që sfiduan paragjykimet, nënat tuaja që sfiduan patriarkatin, gratë që udhëhoqën rezistencën për liri e demokraci, vajzat që nuk e pranuan refuzimin dhe mospranimin nga shoqëria, vajzat që sfiduan stereotipet, gratë që dëshmuan që asnjë punë nuk është ekskluzivisht

Presidentja Osmani dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla- Schwarz diskutuan me ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla- Schwarz, dje kanë zhvilluar një takim virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani ka uruar 7 marsin, ditën e mësuesit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka uruar 7 marsin, ditën e mësuesit.
Betohet anëtari i ri i KQZ-së

Anëtari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga LDK-ja, Sami Hamiti ka dhënë betimin sot para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në prani të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Z.Hamiti është betuar se do t’i kryej në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme të gjitha detyrat.
Presidentja Osmani: Ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës na rikthen kujtimet e plagëve të rënda të shkaktuara ndaj qytetarëve të Kosovës gjatë viteve të ’90 nga regjimi gjenocidal i Serbisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka marrë pjesë në tubimin dhe marshin solidarizues me Ukrainën, që është organizuar sot në Prishtinë nga organizatat e shoqërisë civile. Presidentja Osmani ka falënderuar të gjithë për prezencën, por mbi të gjitha organizatat e shoqërisë civile për këtë organizim, që sipas saj, edhe një herë e dëshmon se Kosova qëndron fuqishëm me popullin e Ukrainës, siç ka qëndruar përgjatë gjithë historisë me popujt liridashës anekënd botës. “Natyrisht, se ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës në këto momente na rikthen kujtimet e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetarë të Kosovës gjatë viteve të ’90 nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Prandaj, edhe i jemi bashkuar botës demokratike, i jemi bashkuar aleatëve tanë jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, por në të njëjtën kohë për të kërkuar përgjegjësi për krimet që po i kryen krimineli i luftës, diktatori Putin. Do të qëndrojmë të bashkuar, do të bashkojmë zërin dhe veprimet tona sikurse edhe deri më tani, dhe jam e bindur që sikurse në rastin e Kosovës në vitin ’99, edhe tani në Ukrainë në vitin 2022 do të triumfojë liria dhe demokracia”, ka theksuar Presidentja Osmani. Sipas Presidentes Osmani, Kosova me të gjitha kapacitetet e saj është e gatshme të pres refugjatë nga Ukraina. “Që nga dita e parë e agresionit të Rusisë në Ukrainë e kemi iniciuar këtë çështje me institucionet relevante. Tashmë ju e dini që është miratuar edhe një rezolutë e Kuvendit të Kosovës, dhe institucionet tona kanë treguar gatishmëri që të gjitha ato kapacitete që i kemi dhe që janë ndërtuar në ndërkohë për pritjen e refugjatëve nga Ukraina t’i shfrytëzojmë. Në të njëjtën kohë, natyrisht që këtë ia kemi bërë të ditur edhe shteteve të cilat tani kanë më shumë refugjatë, por edhe shteteve tjera aleate. Për më tepër Kosova, ka treguar gatishmëri që t’i jap mbështetje dhe mikpritje edhe gazetarëve nga Ukraina, në mënyrë që ata jo vetëm të vendosen në Kosovë, por edhe të vazhdojnë ta kryejnë punën e gazetarisë dhe raportimit këtu nga një vend i sigurt, pra nga Republika e Kosovës. Gjithçka që është në dorën tonë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë edhe më tutje brenda kapaciteteve që një shtet i vogël si Kosova i ka. Por, të jemi të qartë se është me rëndësi që zëri ynë të dëgjohet në çdo kënd të botës se çfarë ndodhë kur diktatorët ledhatohen dhe se sa e nevojshme është ndihma e aleatëve tanë perëndimor dhe shteteve të tjera paqedashëse në raport me popullin e Ukrainës që tani po bombardohen nga ana e Rusisë”, ka theksuar Presidentja Osmani. E para e vendit, po ashtu ka bërë të ditur se si institucione kanë komunikuar me ambasadat e Ukrainës anekënd botës, sidomos në shtetet ku edhe Kosova ka ambasada. “Ne natyrisht që kemi komunikuar me ambasadat e Ukrainës anekënd botës, sidomos në shtetet ku edhe Kosova ka ambasada. Kemi dërguar mesazhet tona edhe të institucionet qendrore të Ukrainës. Natyrisht, që ata janë të vetëdijshëm për të gjitha masat që i ka ndërmarrë Republika e Kosovës në përkrahje të popullit të Ukrainës, si dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij shteti. Po ashtu, janë të vetëdijshëm se cili është shteti në rajonin tonë, i cili po vazhdon të qëndrojë përkrah Putinit dhe Rusisë, dhe natyrisht ajo është Serbia”, ka thënë Presidentja Osmani.
Fjalimi i Presidentes Osmani në Akademinë Përkujtimore për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

E nderuara familje Jashari, Baci Rifat, dhe të gjithë ju të pranishëm, Shumë të dashur pasardhës të denjë të familjes Jashari, I nderuar kryetar i Kuvendit, z.Konjufca I nderuar kryeministër, z. Kurti Zëvendëskryeministra, ministra, anëtarë të kabinetit qeveritar, Të nderuara Shoqata të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës, Përfaqësues të institucioneve, Të nderuar pjesëmarrës, Sot janë bërë njëzet e katër vite nga rënia heroike e familjes Jashari, e cila e rrethuar tri ditë e tri net radhazi nga forca të panumërta të ushtrisë dhe policisë së atëhershme të Jugosllavisë, qëndroi stoikisht, e veproi heroikisht duke mbrojtur pragun e shtëpisë, pragun e Kosovës dhe idealin e lirisë. Njëzet e katër vite kujtesë e sakrificës së tyre të shenjtë, sakrificë, e cila duhet të kujtohet çdo ditë, sepse pa të nuk do të kishim as lirinë e as shtetin. Këtë kujtesë do ta përcjellim brez pas brezi, sepse këto rrëfime nuk duhet të mësohen vetëm në libra të historisë, ato duhet të rrëfehen në secilin rast, e në secilën shtëpi. Kjo, ngase në Kosovë u dëshmua jo vetëm patriotizmi i familjeve, siç ishte familja Jashari, por edhe ligësia e hegjemonive në zemër të Evropës, prandaj duhet të jemi të përkushtuar që ligësitë e tilla t’i parandalojmë. Sot bëhen njëzet e katër vjet që kur vendi ynë njohu trimërinë dhe guximin e pamasë të kësaj familjeje në luftën e pabarabartë me agresorin. Përkulemi në këtë ditë para komandantit legjendar, Adem Jashari, para gjithë familjes Jashari dhe para të gjithë heronjve tanë. Kujtojmë dhe nderojmë në këtë ditë të gjithë dëshmorët e martirët që ranë për vendin tonë. Jehona e guximit dhe trimërisë së Jasharajve kaloi kufijtë e Kosovës, kufijtë e Ballkanit, kufijtë e Evropës e përtej oqeanit Atlantik duke zgjuar kështu ndërgjegjen e shteteve e popujve liridashës, anë e mbanë botës, për një vend të vogël, siç ishte Kosova, por me zemër të madhe. Nuk do ta harrojmë asnjëherë detyrimin që e kemi ndaj atyre që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, e sakrifikuan gjithçka për të. Epopeja e UÇK-së është pjesë e historisë sonë për ta riafirmuar angazhimin tonë për shërbim vetëmohues ndaj vendit. Duke vepruar kështu, ne jo vetëm që nderojmë kujtimin e atyre para nesh, por gjithashtu zotohemi se do të vazhdojmë trashëgiminë e përsosmërisë dhe atdhedashurisë që ata e treguan, duke punuar fort që fëmijëve tanë t’ua lëmë një vend shumë më të mirë! Sot, si kurrë më parë në periudhën e paqes në Evropë, instrumente të reja shkatërrimtare dhe sisteme të reja luftarake por me ideologji e mendësi të vjetra, po e kërcënojnë paqen në rajon, e në gjithë Evropën duke e kërcënuar kështu edhe gjithë botën. Në këtë situatë është e domosdoshme që ne ta forcojmë ushtrinë tonë. Kjo ushtri e jona është garantuesi më i mirë i sigurisë dhe paqes sonë, dhe ne duhet të jemi krenar për të. Prandaj në kohë sikur këto kur paqja botërore është trazuar na duhet unitet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund t`i dalim përballë sfidave. Kosova është dhe do të jetë gjithnjë në krah të popujve liridashës e në krahun e demokracisë, mirëpo tendencat hegjemoniste Ruso-Serbe janë prezente edhe në rajonin tonë. Përpjekjet e tyre për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, e në veçanti Kosovën janë evidente. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare është më i domosdoshëm se kurrë për të krijuar mundësinë për paqe e stabilitet afatgjatë në rajon e më gjerë. Përkushtimi ynë i çdoditshëm është Kosova e orientuar kah vlerat euro-atlantike, Kosova me të cilën krenohen qytetarët tanë e me të cilën do të krenoheshin të gjithë ata që ranë për lirinë dhe pavarësinë e saj. Komandanti legjendar Adem Jashari dhe e gjithë familja Jashari do të mbesin përherë fanar ndriçues në rrugën tonë dhe të brezave që do të vijnë pas nesh. Zoti e bekoftë familjen Jashari! Zoti i bekoftë të gjithë të rënët për liri! I përhershëm qoftë kujtimi për ta! Faleminderit!