presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim një delegacion të Drejtorisë së Çështjeve Fetare e Turqisë dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion të Drejtorisë së Çështjeve Fetare e Turqisë (Dijanet), të kryesuar nga kryetari Ali Erbas dhe kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Në takim është diskutuar për rolin e BIK-ut dhe bashkësive të tjera në kultivimin e tolerancës fetare në Kosovë. Presidentja Osmani ka theksuar se  toleranca ndërfetare në Kosovë është vlerë e shquar e shoqërisë kosovare dhe ka nënvizuar rolin pozitiv të bashkësive fetare në këtë drejtim.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani u njoftua për projektet humanitare të mbështetura nga Dijaneti në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.