presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka uruar 7 marsin, ditën e mësuesit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka uruar 7 marsin, ditën e mësuesit.

Presidentja Osmani ka thënë se 135 vite më parë u hap mësonjëtorja e parë shqipe, e cila shënoi kthesën më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare të përpjekjes për mësimin e gjuhës shqipe edhe zhvillimin e arsimit.

“Investimi në arsim është parakusht themelor për zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë dhe shtetit. Nuk ka shtet të suksesshëm pa arsim cilësor e të suksesshëm”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni mesazhin e plotë të Presidentes Osmani me rastin e 7 Marsit:

135 vite më parë u hap mësonjëtorja e parë shqipe, e cila shënoi kthesën më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare të përpjekjes për mësimin e gjuhës shqipe edhe zhvillimin e arsimit.

Investimi në arsim është parakusht themelor për zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë dhe shtetit. Nuk ka shtet të suksesshëm pa arsim cilësor e të suksesshëm.

Arsimimi është dhe mbetet objektiv i yni gjatë gjithë jetës. Mësuesit e kanë barrën për këtë proces, ndaj në këtë ditë i falënderoj dhe inkurajoj që brezat tanë t`i edukojnë dhe shndërrojnë në profesionistë të mirë!

Të dashura mësuese, të dashur mësues, urime 7 Marsi!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.