presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla- Schwarz diskutuan me ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla- Schwarz, dje kanë zhvilluar një takim virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet ndërkombëtare pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe ndikimit që ka ky agresion në rajon dhe Kosovë.

Presidentja Osmani në cilësinë e udhëheqëses të politikës së jashtme kërkoi angazhim shtesë nga Ambasadat dhe përfaqësitë e Republikës së Kosovës në shtetet e akredituara në funksionit të shtimit të mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën dhe nismat për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.