Presidentja Osmani vazhdon takimet në margjina të Forumit Diplomatik të Antalisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas mirëpritjes nga Presidenti Erdogan dhe Ministri Çavusoglu, ka diskutuar në panelin e liderëve, ku së bashku me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, folën për rëndësinë e bashkëpunimit global dhe rajonal për paqen dhe prosperitetin në interes të qytetarëve.

Presidentja Osmani priti në takim ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, si dhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

This site is registered on wpml.org as a development site.