Presidentja Osmani dekoroi kontigjentin ukrainas të KFOR-it me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Për kontributin e dhënë në KFOR, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, ka dekoruar kontigjentin ukrainas me Medaljen Presidenciale Ushtarake, i cili e përmbylli shërbimin e tij njëzet e tre vjeçar në Kosovë për t'u rikthyer në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tyre.
Diskutimi në panel i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në Javën e Gruas
Deklarimi për media i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Deklarimi për media i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me mundësinë e votimit të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi
Fjala e Presidentes Osmani në Javën e Gruas, me temën “Në mbrojtje të demokracisë: Gjithpërfshirja ka rëndësi”

Shumë të nderuar të pranishëm, I nderuar z. Kryeministër Kurti, E nderuara zëvendëskryeministre, Të nderuar kryetar të partive politike, Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, I nderuar Ambasador Hovenier, Ambasadore Soderberg, Të nderuar kryetarë të komunave, deputete dhe deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të gjithë ju pjesëmarrës, I gëzohem kësaj dite dhe bashkimit të forcave me NDI dhe të gjithë ju për të organizuar konferencën e fillimit të edicionit të sivjetmë të Javës së Gruas. Më kujtohet qysh fillimi i organizimit të Javës së Gruas, e iniciuar nga shumë e nderuara ish-sekretarja e shtetit zonja Ollbrajt, bashkë me grupin e grave të Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe që nga atëherë Java e Gruas është një prej aktiviteteve që më ka përcjellur përgjatë një pjese të madhe të karrierës sime politike. Po aq sa jam munduar unë të ndaj nga jeta dhe përvoja ime politike me pjesëmarrëset në edicion pas edicioni, po kaq shumë kam mësuar e jam pasuruar nëpërmjet përvojave, historive e përjetimeve të grave dhe vajzave e pjesëmarrësve të tjerë që kanë qenë pjesë e Javës së Gruas. E përbashkëta e këtyre përjetimeve, mësimeve e shkëmbimit të përvojave tona na shpie te një konkludim, ajo është që: demokracia kurrë nuk është një projekt i përfunduar. Ajo që e dimë sigurisht është që demokracia është niveli më i lartë i organizimit të mirëfilltë, të barabartë, dinjitoz e gjithëpërfshirës politik, social e ekonomik. Por, e dimë po kaq mirë që kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, koordinimit, komunikimit e investimit të vazhdueshëm në rritjen e nivelit të demokracisë, ruajtjes, promovimit dhe përhapjes së saj. Në mars të vitit 2021, në takimin e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave, zv. Presidentja Amerikane Kamala Harris tha: “Statusi i gruas në shoqëri tregon statusin e demokracisë. Statusi i demokracisë gjithashtu varet rrënjësisht nga fuqizimi i grave, jo vetëm sepse përjashtimi i grave nga vendimmarrja është një indikator i një demokracie me të meta, por edhe sepse pjesëmarrja e grave e forcon demokracinë.” Dhe nuk ka se si të thuhej më mirë e më qartë. Demokracia mund të quhet vërtetë demokraci e mirëfilltë vetëm atëherë kur secili zë dëgjohet, kur askush nuk lihet pas, kur individ e grupe të caktuara të shoqërisë nuk përjashtohen, kur të gjithë luajmë e veprojmë ne terren të barabartë, e kur gratë dhe burrat janë vërtetë të barabartë. Vetëm një demokraci gjthpërfshirëse është realisht një demokraci e qëndrueshme. E që t’ia dalësh në këtë drejtim, atëherë duhet vërtetë të besosh. Por as të të besuarit nuk mjafton në vetvete nëse nuk punohet me zell e me ngulm në këtë drejtim. Prandaj, jam e lumtur të jem sot këtu sepse e di që secila e secili prej jush jo vetëm se besoni por edhe punoni çdo ditë, secili në mënyrën e vet, në këtë drejtim. Të përfaqësosh Republikën e Kosovës në Samitin për Demokraci ishte realisht një detyrë e lehtë. Sepse, përfaqësoja një ndër demokracitë më dinamike në Evropë. Por, dua të sqaroj menjëherë se jam plotësisht e vetëdijshme se pavarësisht shenjave të qarta të progresit, ne kemi ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar nivelin e demokracisë në vendin tonë. Por, kur je përfaqësuese e një vendi me popull kaq paqedashës dhe promovues të demokracisë, puna drejt përmbushjes së zotimeve të bëra bëhet realisht shumë më lehtë dhe më e përballueshme. Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm ajo pjesa tjetër e shoqërisë. Ato janë vet shoqëria. Gratë dhe vajzat kanë dëshmuar kaq shpesh e kaq sistematikisht që ato e bartin realisht barrën e zhvillimit ekonomik, të sfidave sociale, të paragjykimeve në politikë, të padrejtësive në tregun e punës, të pabarazive në ndarjen e pasurisë, të diskriminimeve të dyfishta brenda grupeve e komuniteteve të caktuara shoqërore, e çdo gjë tjetër. Por, gratë dhe vajzat, po kaq shpesh kanë dëshmuar që gjithnjë ia dalin. E kur nuk u jepet mundësia për të shprehur shqetësimin, kërkesat apo mendimet e tyre, ato asnjëherë nuk dorëzohen. Do të ketë gjithnjë një zë që do të flas për to, do të ketë gjithnjë një karrige shtesë që mund të shtohet rreth tavolinës, e do të ketë gjithnjë një forum tjetër ku ato do ta gjejnë mënyrën që të shprehen. E përderisa barazia gjinore nuk shihet si proces i natyrshëm, por gjithnjë si një përpjekje shtesë, gratë dhe vajzat s’do të rreshtin së përdoruri çdo mjet e hapësirë për të shprehur qëndrimet e tyre. Këtë ua kërkoj edhe të gjithave juve sot. Por, edhe të gjithë djemve e burrave që janë sot prezent. Bëhuni edhe ju mundësia e munguar për gratë dhe vajzat për t’ju siguruar atyre pjesëmarrjen e drejtë dhe të barabartë në shoqërinë tonë, në proceset vendimmarrëse, e në projektet zhvillimore. Besoj se dëshmitë flasin vetë, por do ta them sërish këtu: kur e përjashtojmë gjysmën e njerëzimit nga gjenerimi i ideve, i mendimeve, i vendimeve, ne e humbasim rastin për një botë, një shoqëri, dhe një demokraci me potencial transformues. E fatkeqësisht, ajo që është më shqetësuese, është fakti se përjashtimi i grupeve të caktuara të shoqërisë, e në veçanti i grave dhe vajzave, shpesh nuk ndodh qëllimisht apo për arsye keqdashëse. Shpeshherë, shoqëria bie shpesh në kurthin e diskriminimit si pasojë e mungesës së të dhënave që prezantojnë dimensionin gjinor, si pasojë e mungesës së storieve të promovuara e të publikuara të vajzave dhe grave, si pasojë e mungesës së prezencës së tyre në kanale e programe televizive – pra me një fjalë, vjen si pasojë e mostregimit të historisë së grave dhe vajzave nëpërmjet të dhënave dhe tregimeve. Andaj, po kaq sa janë të rëndësishme ngjarjet si Java e Gruas, ku ne i ndajmë historitë dhe përvojën tonë dhe të atyre që punojnë krah për krah me ne duke shpresuar që sadopak të inspirojmë vajza dhe gra të tjera të na bashkëngjitën në këtë rrugëtim, po kaq e rëndësishme është mbledhja, gjenerimi e publikimi i të dhënave gjinore për të garantuar barazinë dhe gjithpërfshirjen. Kjo sfidë nuk është vetëm e jona, por fitoren mund të
Artikull i publikuar në “The Economist”, nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

An OpEd in The Economist, by the President of Republic of Kosovo, Vjosa Osmani
Artikull i publikuar në “The Economist”, nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

The president of Kosovo warns against the appeasement of autocrats
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Franca

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion sportiv nga Franca të kryesuar nga ambasadorja për diplomaci sportive Laurence Fischer.
Intervista e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “7 Ditë me Panxhen”
Presidentja: Sulmi me minahedhës në Tregun e Mitrovicës 23-vjet më parë, shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sulmin me minahedhës në Tregun e Mitrovicës 23-vjet më parë.