presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Artikull i publikuar në “The Economist”, nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

An OpEd in The Economist, by the President of Republic of Kosovo, Vjosa Osmani

THE APPEASEMENT of autocrats today only emboldens them tomorrow. Concessions to tyrants are never temporary, and they certainly never bring lasting peace.

The European continent is in crisis because Vladimir Putin has chipped away at Ukraine’s sovereignty to the extent that today he denies its territorial integrity and its right to exist. Russia’s president pursues a dangerous imperialist policy that permits one country to choose the fate of another simply because it has the military might.

This war is Mr Putin’s way of testing the democratic world and it is an attempt to break our democratic spirit. Instead the war has brought the democratic world together in a way not witnessed for decades. The way we all continue to respond—countries big and small—will not only define the future of Ukraine, but the future of Europe and the world. Any response is not only about the people of Ukraine, it is also about the kind of world we want to live in, and the collective message we send to autocrats everywhere.

Watching the harrowing images of indiscriminate and inhumane attacks on innocent Ukrainian civilians, and the brave resilience of those fighting for their lives and defending their statehood, has been a difficult reminder of a dark past for the people of Kosovo.

For us, these images are all too familiar and real. We don’t just stand with Ukraine, we stand with our NATO allies and those who want to see democratic values flourish around the world, because this represents so much more than just one country or one people’s struggle in the face of tyranny.

Kosovo knows all too well the consequences of concessions made at the expense of an innocent people. The early appeasement of Slobodan Milosevic resulted in numerous bloody wars in the former Yugoslavia pursued by a genocidal regime, all in the name of fascist desires to create a “Greater Serbia”. The violence led to hundreds of thousands of deaths, the rape of tens of thousands of women and the displacement of millions.

All this happened before the eyes of the world. Thankfully, NATO and the world came to our rescue in 1999 by putting an end to the genocide, war crimes and crimes against humanity committed against the people of Kosovo. But today we are witnessing, once more, a flagrant violation of international law, barbaric and brutal aggression against Ukraine and its innocent people, and the potential for a much bigger war in Europe, and beyond.

While the eyes of the world are rightly focused on Ukraine, here in the very heart of Europe, we have another significant threat rumbling beneath the surface. Mr Putin has his claws deeply and firmly entrenched in our region through the influence he exerts over his proxy, Serbia, which has been intensifying efforts to destabilise Kosovo, Bosnia and Herzegovina, and Montenegro. 

Russia’s relationship with the Western Balkans’ most bellicose and problematic leaders, namely Serbia’s Aleksandar Vucic and the Bosnian Serbs’ leader Milorad Dodik, is no secret. The level of military and political support that Russia provides to Serbia, in particular, is significant and should raise alarm bells from Ankara to London, and Berlin to Washington.

In 2012, before Mr Vucic came to power, Serbia conducted two military activities with its eastern ally. Following almost a decade of his leadership, the number of these types of activities has grown exponentially. The partnership between the two countries is so crucial to both sides, and the purchase and donations of heavy weaponry so considerable, that Moscow has opened a defence office in Belgrade and a “humanitarian” centre in Niš that has significant question marks over its claimed mission. It’s no wonder that the US Department of Defence has stated that Serbia provides the “most permissive environment” for Russian influence in our region.

Serbia’s outright rejection of sanctions against Russia is, therefore, no surprise and reveals where its loyalties truly lie. Now is the time to speak clearly on where we stand: Kosovo and its partners around the world side with Ukraine, while Serbia has chosen to side with Mr Putin.

Over the past few years, despite talking a good game on European values, Serbia has increased its political, military and economic co-operation with Russia to levels not witnessed before, not even under Milosevic’s regime. Serbia’s shift towards autocracy has been gradual and, crucially, deliberate. For too long left unchallenged or even acknowledged, today Serbia poses a significant threat to stability in Europe. That is now evident in all international indices on democracy, media and freedoms. Serbia’s falling ratings are testament to its increasingly autocratic inclination. 

Serbia's unwarranted actions over vehicles’ registration plates last year showed as much. Contrary to agreements signed in Brussels, for almost a decade Serbia demanded that Kosovan registration plates be removed upon crossing into Serbia and then replaced with temporary ones. So in October Kosovo, an equal party in an EU-facilitated dialogue on the matter, decided to reciprocate. The government in Belgrade was quick to put tanks and Russian MiG fighter jets on our border, where the Russian Ambassador swiftly turned up to give his blessing should Serbian forces enter Kosovo.

Similarly, when the entirety of our region took part in a NATO military exercise last year—‘Defender-Europe 21’—that involved partners across Europe, Serbia was the only country not to take part and instead simultaneously to conduct a military exercise with Russia in its territory.

In the face of these developments the continued appeasement of Mr Vucic by some remains a serious concern and a danger to peace.

Developments in Ukraine are a reminder that we must never be indifferent in the face of autocracy or when our values and allies are being threatened. This is not about “us” and “them”, this is a reminder to all of us yet again that a threat to democracy in one territory is a threat to us all.

In our part of the world, peace and stability have been achieved through great sacrifice, including the loss of many innocent lives. We must do everything to maintain it, and this means speaking the truth when faced with daily aggression from our neighbour Serbia.

This article was published in the Economist on 14th March 2022

*******

Në vijim gjeni përkthimin jo zyrtar në gjuhën shqipe: 

Presidentja e Kosovës paralajmëron kundër akomodimit të autokratëve

Akomodimi i autokratëve sot vetëm i trimëron ata nesër. Koncesionet ndaj tiranëve nuk janë kurrë të përkohshme dhe asnjëherë nuk sjellin paqe të qëndrueshme.

Kontinenti evropian është në krizë sepse Vlladimir Putin ka vendosur të shkelë sovranitetin e Ukrainës në atë masë sa të mohojë integritetin e saj territorial dhe të drejtën e saj për të ekzistuar. Presidenti i Rusisë ndjekë një politikë të rrezikshme imperialiste e cila i lejon një shteti të zgjedhë fatin e një shteti tjetër vetëm sepse ka fuqi ushtarake.

Kjo luftë është mënyra e Putinit për ta vënë në sprovë botën demokratike dhe është një përpjekje për ta thyer frymën tonë demokratike. Mirëpo në vend të kësaj, lufta në Ukrainë ka bashkuar botën demokratike në një mënyrë të paparë për dekada të tëra. Mënyra se si ne – qoftë vendet e vogla apo të mëdha – vazhdojmë të përgjigjemi ndaj kësaj situate, nuk do të përcaktojë vetëm të ardhmen e Ukrainës, por të ardhmen e Evropës dhe të botës. Çfarëdo përgjigje nuk ka të bëjë vetëm me popullin e Ukrainës, por edhe se në çfarë bote duam të jetojmë dhe se çfarë mesazhi të përbashkët duhet t’u dërgojmë autokratëve kudo.

Pamjet rrënqethëse të sulmeve çnjerëzore ndaj civilëve të pafajshëm ukrainas dhe qëndresa e guximshme e atyre që luftojnë për jetën e tyre dhe për të mbrojtur shtetin e tyre, është përkujtues i rëndë e i vështirë i një të kaluare të errët për popullin e Kosovës.

Për ne, këto pamje janë shumë të njohura dhe të freskëta. Ne nuk i qëndrojmë pranë vetëm  Ukrainës, ne qëndrojmë pranë me aleatët tanë të NATO-s dhe ata që duan të shohin vlerat demokratike të lulëzojnë në mbarë botën, sepse kjo përfaqëson shumë më tepër sesa luftën e një vendi apo të një populli përballë tiranisë.

Kosova i di shumë mirë pasojat e koncesioneve të bëra në kurriz të një populli të pafajshëm. Mos reagimi i hershëm ndaj Sllobodan Millosheviqit rezultoi në luftëra të shumta të përgjakshme në ish-Jugosllavi të ndjekura nga një regjim gjenocidal, të gjitha në emër të dëshirave fashiste për të krijuar një “Serbi të Madhe”. Dhuna çoi në qindra mijëra të vdekur, përdhunim të dhjetëra mijëra grave dhe shpërngulje të miliona njerëzve.

E gjithë kjo ndodhi para syve të botës. Fatmirësisht, NATO-ja dhe bota na dolën në ndihmë në vitin 1999, duke i dhënë fund gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër popullit të Kosovës. Por, sot ne jemi dëshmitarë, edhe një herë, të një shkeljeje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, të agresionit barbar dhe brutal kundër Ukrainës dhe popullit të saj të pafajshëm, dhe potencialit për një luftë shumë më të madhe në Evropë dhe më gjerë.

Ndërsa sytë e botës janë përqendruar me të drejtë tek Ukraina, këtu në zemër të Evropës, ne kemi një tjetër kërcënim të rëndësishëm që gjëmon nën sipërfaqe. Putini i ka kthetrat e tij të ngulitura thellë dhe fort në rajonin tonë përmes ndikimit që ushtron mbi satelitin e tij, Serbinë, e cila ka intensifikuar përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Marrëdhënia e Rusisë me liderët më problematikë dhe agresivë të Ballkanit perëndimor, përkatësisht me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë dhe liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, nuk është sekrete. Niveli i mbështetjes ushtarake dhe politike që Rusia i ofron Serbisë, në veçanti, është i rëndësishëm dhe duhet ta ngrejë alarmin nga Ankaraja në Londër dhe nga Berlini në Uashington.

Në vitin 2012, përpara se Vuçiqi të vinte në pushtet, Serbia kreu dy stërvitje ushtarake me aleatin e saj lindor. Pas gati një dekade të udhëheqjes së tij, numri i këtyre llojeve të aktiviteteve është rritur në mënyrë eksponenciale. Partneriteti midis dy vendeve është kaq thelbësor për të dyja palët, dhe blerja dhe donacionet e armatimit të rëndë aq të konsiderueshëm, sa që Moska ka hapur një zyrë të mbrojtjes në Beograd dhe një qendër të ashtuquajtur “humanitare” në Nish për të cilën ka pikëpyetje të mëdha rreth misionit të saj të supozuar. Nuk është çudi që Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka deklaruar se Serbia ofron “mjedisin më të përshtatshëm” për ndikimin rus në rajonin tonë.

Prandaj, refuzimi i drejtpërdrejtë i sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia nuk është befasi dhe zbulon se ku qëndron vërtetë besnikëria e saj. Tani është koha për të folur qartë se ku qëndrojmë: Kosova dhe partnerët e saj në mbarë botën janë në anën e Ukrainës, ndërsa Serbia ka zgjedhur të mbajë anën e Putinit.

Gjatë viteve të fundit, pavarësisht se flet nëpërmjet një loje shtirëse rreth vlerave evropiane, Serbia e ka rritur bashkëpunimin e saj politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë në nivele të papara më parë, madje as nën regjimin e Millosheviqit. Zhvendosja e Serbisë drejt autokracisë ka qenë graduale dhe më e rëndësishmja, e qëllimshme. E lënë për një kohë të gjatë e pa kundërshtuar e nganjëherë edhe e pranuar, sot Serbia paraqet një kërcënim të rëndësishëm për stabilitetin në Evropë. Kjo është tashmë e dukshme në të gjitha indekset ndërkombëtare për demokracinë, për mediat dhe për liritë. Rënia e vlerësimit të Serbisë është dëshmi e prirjes së saj gjithnjë e më autokratike.

Veprimet e pajustifikuara të Serbisë rreth çështjes së targave të automjeteve vitin e kaluar, po aq e dëshmojnë këtë. Ndryshe nga marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, për gati një dekadë Serbia kërkoi që me rastin e hyrjes në Serbi të hiqen targat e regjistrimit të Kosovës dhe më pas të zëvendësohen me të përkohshme. Në tetor Kosova, si palë e barabartë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, vendosi reciprocitet. Qeveria në Beograd nxitoi të vendosë tanke dhe avionë luftarakë rus MiG në kufirin tonë, ku ambasadori rus u shfaq me shpejtësi për të dhënë bekimin e tij nëse forcat serbe hyjnë në Kosovë.

Në mënyrë të ngjashme, kur i gjithë rajoni ynë mori pjesë në një stërvitje ushtarake të NATO-s vitin e kaluar – “Defender-Europe 21”, – që përfshinte partnerë nga e gjithë Evropa, Serbia ishte i vetmi vend që nuk mori pjesë dhe përkundrazi në të njejtën kohë zhvilloi një stërvitje ushtarake me Rusinë në territorin e saj.

Përballë këtyre zhvillimeve, akomodimi i vazhdueshmëm i Vuçiqit nga disa mbetet një shqetësim serioz dhe një rrezik për paqen.

Zhvillimet në Ukrainë janë një përkujtues se nuk duhet të jemi kurrë indiferentë përballë autokracisë ose kur kërcënohen vlerat dhe aleatët tanë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me “ne” apo “ata”, por ky është përkujtim për të gjithë se një kërcënim për demokracinë në një vend është një kërcënim për të gjithë ne.

Në pjesën tonë të botës, paqja dhe stabiliteti janë arritur me sakrifica të mëdha, duke përfshirë humbjen e shumë jetëve të pafajshme. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta ruajtur paqen, dhe kjo nënkupton se duhet të themi të vërtetën edhe kur përballemi me agresionin e përditshëm nga fqinji ynë Serbia.

Ky shkrim është i publikuar në “The Economist”, më 14 mars 2022. 

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.